☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.77 ▲8.49%
ARI 4,744 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,078 ▼ -1.02% ETH $2,197 ▼ -1.26% XRP $1.3273 ▼ -0.53% SOL $82.1100 ▼ -0.76%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.77 ▲8.49 % ARI 4,744 ▼0.91 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.77 ▲8.49 % ARI 4,744 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Opinion

Një president idhnak dhe joserioz

Skender Minxhozi
Skender Minxhozi

Edi Rama zor se e kishte menduar se batutat me protokoll dhe dalje para avionit, që lëshoi ndaj Bujar Nishanit me rastin e ardhjes së Xhon Kerrit në Tiranë, do t’i ktheheshin pas në formën e një refuzimi sa qesharak, aq edhe absurd për dekretimin e ministrave të rinj Ahmetaj e Ekonomi. Duke devijuar totalisht nga precedentët e vendosura nga vetë ai në të shkuarën, Bujar Nishani i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, për të interpretuar mosvotimin e shkarkimit të ministrave Cani e Ahmetaj dhe përplasjes eventuale që kjo krijon me aktin tjetër të tij: atë të dekretimit të ministrave Ahmetaj dhe Ekonomi.

Duket qartë se Presidenti po kërkon të lajë me çfarë t’i vijë për dore, inatin që i shkaktoi figura e shëmtuar publike që bëri me rastin e vizitës së Xhon Kerrit në Tiranë. Pasi e priti mikun e lartë amerikan tek shkallët e avionit, një gjest i paprecedent për një kryetar shteti që i del para avionit të një ministri të jashtëm (kushdo qoftë ai), Nishani mori mbi vete shumë debate dhe shpoti nga mediat dhe opinioni publik, për atë dëshirën sa naive, aq edhe kokëfortë për t’i dhënë dorën me çdo kusht sekretarit të shtetit Kerri.

Me shumë gjasë ai ka menduar se nga ky imazh i keq i një presidenti të dobët dhe pa peshë, siç u pa publikisht, mund ta dilej vetëm një akt te fortë institucional. Dhe si gjithmonë, meqë të tilla akte i ka të ndaluara ndaj ish-partisë së tij, shënjestra e preferuar mbetet qeveria. Të kërkosh të shpikësh një krizë politike rreth një akti tradicionalisht formal, si ai i dekretimit dhe shkarkimit të ministrave, do të thotë të kërkosh me çdo mënyrë e mjet rrethanor një konflikt me kundërshtarët e tu politikë. Pasi s’ka asnjë pikë dyshimi tashmë, se Bujar Nishani është kundërshtar i kësaj shumice, jo një aktor i paanshëm institucional që mban ekuilibrat. Kemi një president idhnak, por edhe joserioz. E tregoi veten edhe një herë më tepër si i tillë, pa asnjë shkak.

1 Koment

  • Mergimtari 29 February 2016, 13:40

    Zoti Skender, skemi pare e degjuar ne asnje vend te botes, qe nje minister i jashtem i cfardo shteti te pritet nga nje president i vendit. Ky gjest i keti presidenti kukull, sishte fyerje vetem per kete soi, pore ulje per gjithe shqiptaret kudo ne bote qe e pane kete skandal. Miqesine, midis dy popujve e tha me mire se kush vete zoti Keri. Skishte nevoje, per pritjen ne shkalle nga Nishani. Nishani nese kish kerkuar sic thote Nishani te takohej, ne dime se ne aroport ka nje ambjent per pritjen e personaliteteve shteterore. PO KY ISHKRETI MBETI SIC ISHTE OFICER, QE RINTE NE RRJESHT ME VEND E PA VEND. mOSE I ARDHTE ME VENDIT TONE KESISOI INJORANTI, SE KETA SOI TURPEROJNE JO VETE VEHTEN E TYRE, PORE EDHE KMBIN.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.