Nje pyetje per zotin Belind Kellici

Të kandidosh për t’u bërë Kryetar i Bashkisë së Tiranës është një iniciativë e guximshme dhe shumë e vështirë. Mbi shpatullat e tua do të rëndojnë hallet e një kryeqyteti me afro një milion banorë. Në këtë këndvështrim si ju dhe kandidatët e tjerë duhet të përgëzoheni për vendimin që keni marrë.Po a keni menduar mirë se pse qytetarët e ndershëm të Tiranës që nuk i përkasin asnjë partie kanë për të votuar për ju? Që jeni tiranas është një avantazh. Që rridhni nga një familje e vjetër e kryeqytetit gjithashtu duhet marrë në konsideratë. Po që fisi i Këlliçve ka një traditë patrotike që para Luftës së Dytë Botërore, kjo është plus për ju. Gjyshi juaj, si i zgjedhur nga populli, ka përfaqësuar Tiranën dhe Durrësin bashkë. Pikërisht për këtë traditë ju bëtë shumë mirë që në moshë fare të re iu bashkuat Partisë Demokratike. Këlliçët nuk i lidhte asgjë me komunistët dhe të majtët në përgjithësi. Mbaruat studimet në një universitet të SHBA-së, madje me rezultate shumë të mira. Ishte krejt e natyrëshme që për këto merita ju u zgjodhët kryetar i Forumit Rinor të PD-së. Më vonë edhe deputet i të djathtës sonë. Për të gjitha këto askush nuk mund të thotë se keni gabuar që i dhatë krahë ëndërrës suaj për t’u bërë numuri 1 i Tiranës, që të gjithë e duam aq shumë. Kjo rrugë kishte për të qenë më se normale, në rast se kishit për të kandiduar si përfaqësues i Partisë Demokratike ligjore. Unë nuk mund ta kuptoj se si, duke qenë tradicionalisht i djathtë, madje duke jetuar kaq vite në Amerikën super demokratike dhe krejt antikomuniste, ju vajtët dhe iu bashkuat komunistit Sali Berisha që krijoi Foltoren e zhurmëshme antiamerikane të tij?



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.