Një shuplakë tjetër për Berishën

GODITJEN E PARË të madhe Sali Ram Berisha ose doktori, siç e thërrasin, e mori kur më 1913 për zgjedhjet parlamentare, populli nuk e votoi. Deshi nuk deshi dha një dorëheqje formale, duke e drejtuar PD-në pas kuintave. GODITJA E DYTË edhe më e trishtueshme për të ishte kur SHBA-të, që e ndihmuan të vinte në pushtet, e shpallën person NON GRATA. Ai, bashkë me familjen e tij, nuk kanë të drejtë të shkelin në tokën e bekuar të përtejdetit. Pse? Për korrupsion të nivelit të lartë bashkë me familjen si dhe për ndikimin e tij mbi drejtësinë. Kaq shumë zullume do t’i kenë vërejtur ata doktorit sa nga beniamin tani e kanë shpallur armik. Jo vetëm si NON GRATA. Ishin amerikanët që detyruan Lulzim Bashën të merrte një vendim tejet të vështirë: po mbajtët Berishën në parti edhe PD ka për të qenë NON GRATA. Kjo ishte SHUPLAKA e TRETË për Berishën. Mbeti edhe jashtë grupit parlamentar të asaj partie që e konsideronte pronë të patundëshme të tij. Duke qenë nën këtë akuzë të rëndë mendimi i tij nuk mund të ishte i kthjellët. Ai u davarit jo pak. Në vënd që ta mbyllte gojën, me të gjitha forcat u hodh në kundërsulm ndaj SHBA-së. Krijoi edhe Foltoren. Edhe pse jashtë forumit të PD-së, vetë krijoi një PD të dytë, po që ai e quante të parë?! Krijoi PD-në e vërtetë, sipas tij. Prirja e saj, doemos antiamerikane. Kundër sekretarit të shtetit Blinken dhe tërë ambasadorëve të SHBA-së, që na paskan vepruar kundër udhëzimeve të Washingtonit?! Një pjesëz jo e vogël kjo e marrëzisë së tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.