Politika

Një tjetër emër për Bashkinë e Tiranës

Në media është duke qarkulluar një tjetër emër, si kandidate e së majtës për Bashkinë e Tiranës.

Albana Dhimitri.
Albana Dhimitri.

Bëhet fjalë për ish-nënkryetaren e bashkisë së kryeqytetit, Albana Dhimitri.

Kjo e fundit ka qenë e përfshirë ne analizimin dhe zbatimin e reformës administrative.

Ajo duket se ka edhe mbështetjen e amerikanëve, të cilët kanë qenë financuesit e kësaj reforme.

Dhimitri duket se ka pranuar ofertën e Ramës për të qenë kandidate për Tiranën dhe tashmë ajo ndodhet në listën e gjatë të kandidatëve për bashkinë më të madhe në vend.

Në këtë listë, përveç ish-bashkëpunëtores së Ramës, ndodhen edhe Lindita Nikolla, Pandeli Majko apo edhe Erion Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button