🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,897 ▼ -1.79% ETH $2,057 ▼ -3.91% XRP $1.3187 ▼ -2.18% SOL $78.9600 ▼ -2.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
03 Apr 2026
Breaking
Opinion

Një zgjidhje shqiptare për Evropën

Nga THOMA GËLLÇI

Evropa qenka në hall: nuk i merr dot vendimet aq shpejt sa i merr Kina, Rusia dhe së fundmi edhe SHBA. Vonohet në vendimmarrje. Jo aq sa zviceranët, që çdo ligj e kalojnë me referendum dhe humbasin kohë me zgjedhje çdo të dielë, por gjithsesi duhet më tepër operativitet. Sepse ja, shikoni Zvicrën si është katandisur. Askush në botë nuk e di se kush është kryeministër i Zvicrës dhe askush nuk e di nëse ka president apo jo, dhe punët i shkojnë për mjerim. Ka mbetur në pikë të hallit. Dhe kush është ilaçi? Vendimet më të mira merren nga një njeri i vetëm! Ç’janë këto 27 shtete, 27 qeveri, 27 parlamente? Humbje kohe! Shqiptarët e kanë provuar në histori që vendimet e shpejta dhe pa burokraci funksionojnë më mirë—qoftë me Ahmet Zogun, Enverin, Sali Berishën apo Edi Ramën.

Historia e botës flet qartë për këtë. Shikoni romakët: patën Senatin, por pastaj kuptuan që më mirë ishte me Cezarin. Francezët bënë revolucion, hoqën mbretin, dhe pas dhjetë vitesh sollën një tjetër—Napoleonin! Edhe rusët, nga Cari te Stalini, kaluan ca kohë në një të ashtuquajtur demokraci dhe tani prapë te Njëshi. Prapë te Cari Putini. Këta i marrin vendimet në dhjetë minuta.

Por le t’i hedhim një sy më shumë Evropës. Italia e Musolinit ishte një eksperiment i shkëlqyer se si Njëshi mund të bëjë gjithçka, nga trenat që shkojnë në kohë te ligjet që firmosen për një pasdite. Spanja e Frankos e mbajti sistemin pa u lodhur me zgjedhje e debate të kota. Gjermania e Hitlerit tregoi se si mund të eliminoheshin burokracitë e lodhshme nëpër procese që zgjasin me vite.

Edhe Trump, si një Njësh që është, i merr vendimet për pesë minuta. Vetëm me një firmë në një urdhër. Por ende ka shumë rrugë për të bërë sepse po e pengon në punën e vet një copë letër që quhet Kushtetutë. Por edhe këtu kemi se çfarë përvoje t’i japim ne shqiptarët, që Kushtetutën e kemi llastik; e bën Njëshi ynë si të dojë.

Ndërsa për Evropën, zgjidhja është që ajo të integrohet në Shqipëri dhe jo e kundërta. Kështu do ta ketë të gatshëm edhe liderin. Dhe sa më shpejt, aq më mirë. Sepse ndryshe do përfundojmë si Zvicra!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.