“Njëri Eddy shkruan, tjetri e duron”| Rama ‘thumbon’ sërish gazetarin e Euractiv. Meloni reagim me dy fjalë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X një tjetër postim thumbues për gazetarin e njohur të Euractiv, Eddy Wax. Ky i fundit ka publikuar dje, 12 maj, një artikull sa i takon marrëveshjes për emigrantët Shqipëri-Itali, duke cituar ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha i cili ka folur ekskluzivisht për këtë media.
“Shqipëria ka deklaruar se nuk do ta zgjasë marrëveshjen me Italinë përtej vitit 2030, pasi synon të bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri atëherë, gjë që do ta bënte të panevojshme skemën aktuale”, shkruan Wax, fjali kjo që ngjalli shumë reagime.
“Projekti ka hasur sfida ligjore në Itali dhe është modifikuar për të funksionuar si qendra ndalimi për riatdhesim, por ka marrë një mbështetje të pjesshme nga opinioni i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.
Nga ana tjetër, Shqipëria, përmes deklaratave të ministrit Ferit Hoxha dhe kryeministrit Edi Rama, e paraqet marrëveshjen si një bashkëpunim të përkohshëm dhe të besueshëm me Italinë, duke theksuar se pas anëtarësimit në BE territori shqiptar nuk do të mund të trajtohet më si “jashtë BE-së” për qëllime të tilla”, shton më tej, në vija të përgjithshme.
Për kryeministrin thekson: Edi Rama e ka përshkruar këtë partneritet si “ekskluziv”, duke përmendur lidhjet e ngushta mes dy vendeve.
Kështu, kreu i qeverisë, nuk heziton t’i kundërpërgjigjet për së dyti, duke ritheksuar se fjala e Hoxhës nuk është përcjellë siç duhet. Gjë, që sipas Ramës është përforcuar me publikimin e intervistës së plotë.
“I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet.
Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë. Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, i thotë Rama gazetarit.
I pari që reagoi lidhur me këtë deklaratë që u vu në titull ishte vetë ministri i Jashtëm, pasuar nga Rama i cili e ka thënë qartë “e me shpresë njëherë e përgjithmonë”, se “protokolli i vendit tonë me Italinë është për të qëndruar, për aq kohë sa Italia do ta dojë atë”…(Lexo më shumë)
“Faleminderit Edi”, është reagimi krejtësisht i shkurtër i kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Grazie Edi. https://t.co/xAlbOwxUOU
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) May 12, 2026



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.