Ekonomia

Marrëveshje me Singaporin në fushën e shërbimit ajror

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Republikës së Singaporit ‘për shërbimin ajror’ e depozituar për ratifikim në parlament synon të ndikojë në krijimin e kushteve lehtësuese për operatorët e transportit ajror të të dyja vendeve, si dhe kalimin tranzit përmes territoreve të tyre me qëllim lëvizjen pa pengesa për shtetasit e të dyja palëve kontraktuese.

Kjo marrëveshje, që pritet të shqyrtohet të mërkurën në komisionin parlamentar të Ligjeve, është nënshkruar më 9 mars 2015, dhe orientohet nga parimi i vendosjes së urave të komunikimit mes vendeve, të cilat krijojnë mundësi më të mira për shtetet palë kontraktuese lidhur me transportin e udhëtarëve, mallrave dhe dërgesave postare.

Në marrëveshje parashikohen rregullat për dhënien e të drejtave në lidhje me shërbimet ajrore ndërkombëtare të planifikuara, ku ndër aspektet kryesore janë përcaktimet në lidhje me autorizimet e përshtatshme për operim dhe njohja e ndërsjellë e çertifikatave dhe licencave.

Në pajtim me të drejtat dhe detyrimet e secilës palë në marrëveshje riafirmohet detyrimi i palëve ndaj njëra-tjetrës për të mbrojtur sigurinë e aviacionit civil ndaj ndërhyrjeve të paligjshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button