🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,565 ▼0.15%
DOW 46,415 ▼0.32%
NASDAQ 21,801 ▼0.18%
NAFTA 110.97 ▲10.84%
ARI 4,681 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,969 ▼ -2.13% ETH $2,059 ▼ -3.81% XRP $1.3039 ▼ -3.74% SOL $79.0200 ▼ -7.02%
S&P 500 6,565 ▼0.15 % DOW 46,415 ▼0.32 % NASDAQ 21,801 ▼0.18 % NAFTA 110.97 ▲10.84 % ARI 4,681 ▼2.75 % S&P 500 6,565 ▼0.15 % DOW 46,415 ▼0.32 % NASDAQ 21,801 ▼0.18 % NAFTA 110.97 ▲10.84 % ARI 4,681 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

“Non-Papers”/ Varhelyi: Këto lajme nuk janë të vërteta! Rama: Vizioni im mbetet “Shengeni Rajonal”

Varhelyi: Është si një stinë ku ne po shohim që kanë lulëzuar dokumente të tilla. Është interesante kur dëgjojmë këto lajme, edhe pse jemi të bindur që nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta do ishim të shqetësuar, sepse ripërcaktimi i kufijve e dimë të gjithë se ku na çon. Kush është serioz nuk do ta vinte një gjë të tillë për të diskutuar dhe aq më tepër në këtë rajon ku jemi.

Nuk jemi dakord me asnjë pjesë të saj dhe nuk mendoj se janë ide të vërteta dhe reale. I shërben më shumë disa synimeve të tjera dhe ndjehem mirë që ato janë njoftuar nga ata persona që i është atribuuar ky dokument.

Kjo stinë ka të bëjë se si do ta bëjmë këtë stinë të Ballkanit Perëndimor dhe si do të punojmë për aplikimin e metodologjisë së re në lidhje me Serbinë dhe Malin   e Zi, si do vijojmë me dialogun dhe si do arrijmë sukses mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërsa për të njëjtën temë, Rama tha se në mandatin e tretë qeverisës do të fokusohet të ulja e prodhimit të historisë dhe rritja e ekonomisë. Ai ka theksuar se vizioni dhe bindja e tij është “Shengeni Rajonal”.

Rama: Ne duhet të ulim prodhimin e historisë dhe të rrisim atë të ekonomisë. Mandati i tretë do të jetë ndër të tjera shumë i fokusuar në drejtim të uljes së prodhimit të historisë dhe historive që këtu në Shqipëri i prodhojmë me kapacitet të plotë, duke i marrë shumë energji njerëzve dhe duke i lënë shumë më pak energji punëve të vendit dhe halleve të njerëzve.

Sa i përket Ballkanit vizioni dhe bindja ime është e shpallur, Shëngeni Rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë, ndërkohë që diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona dhe nuk duhet ta na pengojnë të mbështesim rritjen ekonomike, përmirësimin e situatës sociale të njerëzve në rajon, ndërtimin e një baze të re për të ardhmen që do t’i shërbejë të gjithë fëmijëve të rajonit.

Shengeni është i përqafuar nga BE, nga Komisioni që është një kontributor konkret në planin e investimeve dhe ka kaq shumë mundësi që na takon ne t’i shfrytëzojmë maksimalisht.

Nuk shoh asnjë mundësi që ne të gjejmë zgjidhje magjike për problemet që duhen zgjidhur me shumë durim në rajon, por sa më shumë ta përmirësojmë marrëdhënien mes vendeve aq më shumë krijojmë kushtet që edhe mosdakordësitë e mëdha të trajtohen në mënyrë civile. Konfliktet jo produktive na kanë lënë mbrapa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.