☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,712 ▲ +0.41% ETH $2,459 ▲ +0.51% XRP $1.4145 ▲ +0.6% SOL $103.3000 ▲ +1.87%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Politika

“Nuk kam shpresë, kam frikë se…”- Shehi: Vajtja e Berishës në SHBA nuk ndryshon gjë për opozitën, si do ta rrë

Një sukses për Berishën, por jo për opozitën.

Kështu e cilëson kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, vizitën e kryedemokratit në SHBA me vizë.

Shehi paralajmëroi 3 ditë më parë se votat e opozitës po tkurren gjithnjë edhe më shumë.

“Ndryshon për Berishën, për opozitën nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe. Si grata dhe non grata, Berisha politikën e ka bërë, Partinë Demokratike, vulën e selinë e mori. Në zgjedhje ka hyrë. Në qoftë se këto vota që qenë 600 e sa mijë u bën 500.000, herën që vjen bëhen më pak. Edhe unë kam frikë që kështu do të ndodhë. Kështu që unë nuk kam shpresë që kjo zgjidh gjë në rrafshin opozitar. Shpresën e kam te këto të rinjtë, te këto lëvizjet e reja”, tha ai për “A2”.

Pas kësaj Shehi i sugjeroi Berishës t’i japë zgjidhje bllokut opozitar dhe ta kuptojë që është jashtë ligjësive politike.

“Unë do të doja që mbasi i mbylli këto, të ketë një gjykim tjetër shumë më të ftohtë politikisht. Ta kuptojë që është jashtë ligjësisë politike. Nuk mund të rikthehesh pas tre herësh. Nuk ndodh. Nuk ka ndodhur. Kjo është një ligjësi e politikës. Është ligjësia e natyrës. Që kur ka një limit jeta edhe fizike, biologjike”, u shpreh Shehi.

Në këto kushte ai i solli në vëmendje kryeopozitarit përballjen me SPAK, një problem që sipas Shehit e dëmton opozitën për të ardhur në pushtet përballë kundërshtarit politik.

“Si do marrësh përsipër ti që do i drejtoje këta njerëz? Çfarë do bëjë ky? Pretendon kryeministrin Shqipërisë. Ti je i pari i këtij grupi, do shkosh ta drejtosh deri në çfarë viti? Pastaj ti kur vetë je nën probleme me SPAK. Siç thërrasin këta (të mazhorancës) në SPAK, të thërrasin edhe ty në SPAK. Dhe fillon të çarmatosesh. Me çfarë armësh do t’i biesh kundërshtarit? Duhet një analizë tjetër për këtë punë. Edhe nuk vlejnë këto lavditë e këto dekoratat, janë personale. Po kur do marrësh përsipër misionin që kjo qeveri do rrëzuar me të gjitha kushtet, një nga kushtet është që mos jesh ti tabela e qitjes që ky Edi Rama të thotë që po iki unë po kush do vijë. Në qoftë se kjo punë e pengon rrëzimin e tij, gjykoj që opozita në mënyrë të detyrueshme, jo të natyrshme, po të detyrueshme duhet të gjejë një trajektore të re politike”, argumentoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.