☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +2.46% ETH $2,372 ▲ +2.99% XRP $1.3304 ▲ +2.91% SOL $103.1300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Finiqi, një udhëtim në gjurmët e antikitetit

SARANDË, 5 shtator, ATSH/ Parku Arkeologjik i Finiqit është një nga destinacionet që ia vlen të përfshihet në itinerarin turistik të jugut gjatë muajit shtator. I vendosur mbi një kodër me pamje panoramike, parku ruan gjurmët e qytetit antik të Foinikës, një prej qendrave të rëndësishme të Kaonisë dhe Epirit.

Muret e fuqishme fortifikuese, teatri antik, akropoli, bazilika dhe banesat e periudhës helenistike dëshmojnë për rëndësinë politike, ekonomike dhe kulturore që qyteti pati në antikitet.

Por vizita në Finiq këtë shtator merr një interes të veçantë edhe për shkak të gërmimeve arkeologjike, me kërkimet e misioneve shqiptaro-italiane që vijojnë të hedhin dritë mbi historinë e qytetit antik. Një mision i Universitetit të Bolonjës ka kryer prej vitesh kërkime arkeologjike në Finiq.

Mes historisë, peizazhit dhe gjurmëve të një qytetërimi mijëravjeçar, Finiqi është një ndalesë që meriton të jetë pjesë e itinerarit të çdo vizitori në jugun e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.