Bota

Obama: Kina t’i japë fund punimeve në ishujt e detit të Kinës Jugore

Presidenti amerikan, Barack Obama kërkoi sot fundin e ndërtimeve në ishujt e disktueshëm të Detit të Kinës Jugore duke rritur presionin ndaj Pekinit në prag të samitit të vendeve të Azi-Paqësorit, në një forum ekonomik në Filipine.

Duke lënë pas kërkesat e presidentit kinez, Xi Jinping, i cili u kishte kërkuar 21 kombeve pjesëmarrëse në këtë takim të përqendrohen në marrëdhëniet ekonomike, Obama kërkoi hapa të guximshëm për kapërcimin e tensioneve mes Kinës dhe fqinjëve të Azisë Juglindore.

Në deklaratat, që i drejtohen qartazi Pekinit, presidenti amerikan theksoi se këto hapa duhet të përfshijnë premtimin për t’i dhënë fund pretendimeve të tjera territoriale, për ndërtime të reja dhe militarizim.

Kina pretendon të drejtat e sovranitetit të pothuajse të gjithë territorit të Detit të Kinës Jugore dhe ka ndërmarrë operacione të mëdha në ishuj duke transformuar shkëmbinjtë nënujorë në porte, pista ndalimi dhe infrastruktura të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button