Amerika
Obama mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për luftën kundër ISIS-it
Presidenti amerikan, Barack Obama mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar intensifikimin e fushatës për shpërbërjen dhe shkatërrimin e ISIS-it si edhe për vazhdimin e përpjekjeve në Libi dhe në vendet e tjera për eliminimin e grupit xhihadist, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
”Gjatë takimit me këtë këshill, Obama u njoh me përpjekjet e përbashkëta me partnerët e tjerë për përshpejtimin e fushatës ushtarake dhe asaj diplomatike në të gjitha frontet e mundshme, përfshirë aktivitetet kundër objektivave të deklaruara të ISIS-it përtej Sirisë dhe Irakut”, shtoi ajo.
”Obama theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë luftën kundër ISIS-it në çdo vend”, informoi Shtëpia e Bardhë.