🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,724 ▲ +0.49% ETH $2,004 ▲ +0.24% XRP $1.3376 ▼ -0.01% SOL $82.4700 ▼ -1.14%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Obama nxit Iranin për nënshkrimin e marrëveshjes historike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i është drejtuar popullit të Iranit në një video-mesazh duke thënë se, një marrëveshje për të transformuar marrëdhëniet midis dy vendeve është e mundshme që të arrihet. U.S. Secretary of State Kerry shakes hands with Iranian Foreign Minister Zarif after a ceremony at the United Nations in Geneva

“Ne kemi mundësinë më të mirë në dekada për të ndryshuar të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve tona”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Gjashtë fuqitë botërore po negociojnë për arritjen e një marrëveshjeje që synon kufizimin e aktivitetit bërthamor të Iranit. Presidenti amerikan pranoi se ka ende pika ku palët kanë qëndrime të ndryshme, por negociatat janë shpresëdhënëse.

“Ky moment nuk mund të përsëritet sërish në një afat të shkurtër kohor. Unë mendoj se vendet tona kanë një mundësi historike për ta zgjidhur këtë çështje në paqe. Një mundësi që ne nuk duhet ta humbasim”, tha Obama, ndërsa shtoi që, në rast se udhëheqësit e Iranit do të bien dakord për një marrëveshje, atëherë vendi do të jetë në rrugën e prosperitetit. Në rast të kundërt, Obama tha se pritet izolimi i Iranit.

Pavarësisht dëshirës së Presidentit amerikan për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, duket se ai ka ende punë për të bindur Kongresin, pasi shumë ligjvënës janë kundër lehtësimit të sanksioneve për Iranin. Më parë gjatë këtij muaji, 47 senatorë republikanë paralajmëruan udhëheqësit e Iranit se çdo marrëveshje mbi programin bërthamor të Teheranit do të revokohej pas largimit nga detyra të Presidentit Obama. Ky veprim u dënua nga Shtëpia e Bardhë si një përpjekje për të minuar politikën e jashtme të Presidentit.

Të enjten, 360 anëtarë të Kongresit i dërguan një letër Obamës, duke i kujtuar atij se heqja e sanksioneve të përhershme të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit do të kërkojë legjislacion të ri nga Kongresi.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm i Iranit u takuan të enjten për të katërtën ditë radhazi në Zvicër. Gjashtë fuqitë e mëdha; SHBA, Kina, Rusia, Britania, Gjermania dhe Franca mbështesin arritjen e një marrëveshjeje me Iranin më 31 mars.

1 Koment

  • LEK DUKAGJINI... 20 March 2015, 10:34

    ...Eshte zene ne "kurth", "esmeri hibrid",..".kushtrimi i te pareve po e therret...

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.