Amerika

Obama paralajmëron kundër Trumpit: Presidenca nuk është shfaqje televizive

Zgjedhja e presidentit nuk është shfaqje televizive, deklaroi dje në mbrëmje presidenti amerikan, Barack Obama në një intervistë.

Obama përgëzoi Hillary Clinton, e cila po dje siguroi nominimin e Partisë Demokrate, por nuk e mbështeti hapur atë në prag të një debati me kandidatin rival, Bernie Sanders, që pritet të zhvillohet sot.

“Roli im kryesor që do të luaj në këtë proces është t’u kujtoj amerikanëve se presidenca është një detyrë serioze”, theksoi Obama.

”Ju të gjithë e dini se nuk kemi të bëjmë me një shfaqje televizive”, shtoi ai.

Obama tha se nuk kishte biseduar me kandidatin republikan, Donald Trump.

I pyetur nëse republikanët ishin me të vërtetë të kënaqur me zgjedhjen e tyre, Obama bëri shaka duke thënë se ”jemi ne ata që jemi të kënaqur”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button