OBSH i shpall ‘luftë’ Ebolës
Virusi i Ebolës vazhdon të përhapet në Afrikën Perëndimore. Miliona dollarë janë bërë gati nga organizatat ndërkombëtare për të bërë të mundur izolimin e tij.
Jim Yong Kim, kreu i Bankës Botërore ka premtuar rreth 150 milion euro për të luftuar shpërthimin e virusit Ebola në Perëndim të Afrikës. Ndërsa 60 milion dollarë janë akorduar nga Banka Afrikane për Zhvillim. “Këto para do të shërbejnë për të marrë pajijse mjekësore dhe ilaçe”, tha Kim.
Programi do të zbatohet nën vëzhgimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo e fundit ka nisur një plan emergjent që prej 1 gushtit. OBSH deklaroi gjithashtu se mund të mbledhë rreth 100 milion dollarë si fonde emergjence për Liberinë, Guinenë dhe Sierra Leonen, që janë vendet më të prekura nga virusi.
Përgjegjësi për të mbrojtur
“Ne kemi përgjegjësinë të mbrojmë atë rajon të Afrikës. Ne do të bëjmë gjithëçka që mundemi për të ndërtuar një sistem të shëndetit publik që tu vijë në ndihmë atyre njerëzve”, tha Kim. Sistemi i dobët i shëndetit publik në rajon është faktori kryesor që ndihmon në shpërndarjen e sëmundjes vdekjeprurëse me shpejtësi. Virusi mund të ngjitet vetëm me anë të lëngjeve trupore, pra nuk transmetohet nga ajëri.
Problemi më i madh është në zonat rurale ku nuk ka spitale, ku familjarët kujdesen për pjestarët e tjerë dhe bien në kontakt me trupat e të prekurve. Një tjetër problem është edhe greva e infermierëve. Shumë qendra shëndetësore janë mbyllur. “Punonjësit e shëndetësisë mendojnë se nuk kanë pajisjet e nevojshme për tu mbrojtur nga virusi Ebola, prandaj ata rrinë në shtëpi”, tha për agjencinë Reutes Amos Richards, fizikant që punon në qytetin e Monrovias në Liberi.
Mbërritja e mjeteve bazike të mbrotjejs, si kostumet plastike dhe dorashkat për mjekët dhe infermierët, mund të bëjë një diferencë të madhe. “Ne kemi dërguar disa veshje mbrojtëse dhe e dimë se duhet bërë akoma më shumë”, thotë Gergory Hartl nga OBSH në Gjenenva. Ai shton se OBSH planifikon të çojë edhe qindra mjekë e infermierë në vendet e preklur. “Ne kemi 150 punonjës të cilët kanë qenë më parë në këto vende dhe ata janë gati të shkojnë sërish.”
Disa zonë arrihen me vështirësi
Sipas Max Gertler nga organizata Mjekët pa Kufij, ndihma duhet të përqëndrohet në zonat rurale, pasi aty ndihma ka qenë e pamjaftueshme deri tani. Doktori gjerman sapo është kthyer nga një udhëtim në Lofa County në veri të Liberisë, një rajon në kufi me Guinenë dhe Sierra Leonen. Në shumë fshatra atje, mjekët kanë raportuar raste me Ebola.
Gertler thotë se atje nuk pa asnjë pjestar të ekpit të OBSH. “Atje nevojtien automjete dhe shoferë, sepse disa zona arrihen me vështirësi. Transporti kërkon një kohë të gjatë. Prandaj është e rëndësishme që fondet ndërkombëtare të alokohen sa më shpetj, në mënyrë që të nisë puna në terren”, përfundon ai.