Bota

OBSH: Më shumë se 9 000 të vdekur nga Ebola në tre vendet më të prekura

 Bilanci nga epidemia e Ebolas është rënduar në tre vendet më të prekura të Afrikës duke kaluar nivelin prej 9 000 të vdekurish, sipas shifrave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

ebola-12Në Guine, Liberia dhe Sierra Leone, 9 004 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundjeje, sipas të dhënave të fundit më 3 shkurt.

Epidemia ka shkaktuar vdekjen e 10 personave të tjerë në Guine duke e çuar bilancin kombëtar në 1 957 të vdekur. Në Sierra Leone, 15 të vdekur të tjerë janë regjistruar duke e çuar numrin e të vdekurve në 3 301.

Në Liberia, sëmundja ka shkaktuar 3 746 deri më 1 shkurt, por asnjë bilanc i ri nuk është komunikuar.

Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar është mobilizuar për të luftuar kundër epidemisë, ulja e numrit të rasteve të reja këto javët e fundit ka sjellë pak optimizëm

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button