Kosova

OEK: Vizat rëndojnë aspektin ekonomik të Kosovës

oek-vizat-r-euml-ndojn-euml-aspektin-ekonomik-t-euml-kosov-euml-s_hdOda Ekonomike e Kosovës, u ka bërë thirrje institucioneve dhe ambasadave evropiane në Kosovë, që të ndërmarrin masa për të lehtësuar procedurat për marrjen e vizave për drejtuesit e bizneseve.

OEK, me anë të një komunikate, thotë se ambasadat në Kosovë, kanë marrë masa rigoroze në dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas OEK-ut, kjo dukuri e rëndon edhe më tepër aspektin ekonomik të Kosovës nga fakti që një biznesmen kosovar duhet të pres dy apo tre muaj për termin, me një grumbull dokumentesh dhe dëshmishë dhe në fund pa garancë se do të marrë vizën.

“Ne si OEK apelojmë tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të përdorin autoritetin e tyre përballë ambasadave evropiane në Kosovë që të ketë një fleksibilitet dhe mirëkuptim karshi bizneseve kosovare dhe të mos jetë dhënia e vizave për ta edhe një barrë që do të rëndojë proceset ekonomike në Kosovë edhe ashtu me kahje dhe trende negative”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Një qasje e tillë e ambasadave evropiane karshi bizneseve kosovare, sipas OEK-ut, e rëndon aspektin ekonomik në Kosovë, e dëmton në masë të madhe imazhin e Kosovës dhe mbi të gjitha shumë kënd e detyrojnë të hulumtojnë metoda të padëshiruara alternative për të arritur cakun e vet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button