Ekonomia

Operacioni për energjinë Polici-OSHEE, këtë javë janë evidentuar 96 raste vjedhjeje

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur sot me anë të një deklarate për shtyp se, vijon puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

energjiaSipas Policisë, në të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar  111 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici –  OSHEE në 7.178 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 96 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 96 autorë, ndër ta 1 faturist i OSHEE-së, thekson Policia, duke shtuar se, nga këta janë arrestuar në flagrancë  44 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim  32 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 20 persona , ndër ta 4 elektriçistë  dhe 1 faturist  të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Po gjatë kësaj jave, vijon deklarata e Policisë, janë ndërprerë 4.813 lidhje të abonentëve debitorë dhe 90 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 322 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE theksojnë se janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button