Kosova

Opozita ngre tendat në shesh: Këtu deri në largimin e Qeverisë

Vetëvendosje, Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të ndryshojnë strategji në protestat e tyre kundër Qeverisë.

Të trija këto parti opozitare kanë hequr dorë nga thërritja e herëpashershme e mbështetësve të tyre për të kundërshtuar qeverinë Mustafa-Thaçi dhe kanë vendosur që të ngrëne tendat pranë godinave të Qeverisë dhe Kuvendit, ku do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ku kryesorja është ajo për zgjedhje të reja.

Në fjalën e tij, Ramush Haradinaj tha se nga sot nis një etapë e re në betejën kundër Qeverisë, ndërsa Limaj dhe Ymeri u shprehën njëzëri në këmbënguljen opozitare për realizimin e këtyre kërkesave.

Kjo lëvizje e kampit opozitar mbërrin pas seancës parlamentare të së premtes, ku pati sërish gaz lotsjellës në sallë të hedhur nga deputetët e opozitës. Seanca u shty disa herë nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili përjashtoi nga salla deputetët opozitarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button