🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 83.19 ▼0.31%
ARI 5,224 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.19 ▼0.31 % ARI 5,224 ▼0.35 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.19 ▼0.31 % ARI 5,224 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Orlando Bloom viziton refugjatët sirianë

Aktori me famë botërore, Orlando Bloom ka vizituar kampin e refugjatëve në qytetin e Gjevgjelisë, në afërsi të pikës kufitare që lidh Maqedoninë me Greqinë.

Si ambasador i vullnetit të mirë pranë organizatës humanitare “UNICEF”, ai ka biseduar me refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe është interesuar për vështirësitë e tyre gjatë rrugëtimit që bëjnë, problemet në vendlindje, si dhe për synimet e refugjatëve.

Ylli i Hollivudit nuk është prononcuar për mediat në Maqedoni. Ai, vizitën e tij të paparalajmëruar e kishte rezervuar vetëm për emigrantët dhe aktivistët e organizatave humanitare, që i ndihmojnë ata.

Gjatë qëndrimit në Gjevgjeli, Bloom pa nga afër nisjen e trenave specialë, që transportojnë refugjatët nëpër Maqedoni, nga pika kufitare me Greqinë drejt Serbisë.

Gjatë rrugëtimit të tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian, mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme kalojnë çdo ditë nëpër Maqedoni. Të hënën, nëpër këtë vend kanë kaluar rreth 1000 refugjatë, prej të cilëve 460 kanë qenë fëmijë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.