Politika

OSBE: Korrupsioni mbetet problem serioz, ka presione nga politika

Është mbajtur sot në Tiranë Forumi i nivelit të lartë për antikorrupsionin me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Forumi është organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe zyra e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit.

Gjatë këtij aktiviteti, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt tha se korrupsion mbetet problem serioz në Shqipëri me gjithë përpjekjet e bëra.

Ai theksoi se pavarësia dhe efikasiteti i institucioneve që presupozohet të luftojnë korrupsionin vazhdojnë të kufizohen nga presioni politik dhe kapacitetet e dobëta administrative.

Borchardt foli për dëmet dhe kërcënimet që vijnë nga korrupsioni.

Gjatë këtyre viteve të fundit, qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të adresuar çështjen e korrupsionit në vend – përmirësimi i politikave dhe kuadrit legjislativ është i dukshëm, por duhet bërë më shumë: korrupsioni mbetet problem serioz për vendin. Pavarësia dhe efikasiteti i institucioneve që presupozohet të luftojnë korrupsionin vazhdojnë të kufizohen nga presioni politik dhe kapacitetet e dobëta administrative. Progresi i qëndrueshëm në zbatimin e ligjeve dhe politikave të mirëqeverisjes duhet të ruhet, kombinuar me ndryshimet e dukshme që priten në gjyqësor”, tha ambasadori i OSBE-së.

Sipas tij, shpeshherë pagat e ulëta, pranimi i ryshfetit nga shoqëria dhe rrjetet e ngushta sociale e bëjnë luftën kundër korrupsionit një detyrë të vështirë.

Por ai nënvizoi se duhet t’i kushtohet më shumë përpjekje garantimit të integritetit të zyrtarëve të zgjedhur dhe ndërtimit të një administrate publike të besueshme, funksionale dhe transparente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button