☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.73 ▼1.02%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▼ -1.62% ETH $2,322 ▼ -2.12% XRP $1.2911 ▼ -3.01% SOL $100.2000 ▼ -2.64%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Osmani për mundësinë e një sulmi nga Serbia: Gati për çdo skenar

Presidentja Vjosa Osmani thotë se Kosova do të mbrohet nga çdo skenar i mundshëm kërcënimi nga Serbia.

“Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Me rendësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, tha Osmani.

Këtë deklaratë e bëri duke folur për mediat lidhur me sigurinë e Kosovës dhe kërcënimet e mundshme për sulme nga Serbia. Javëve të fundit janë shtuar shqetësimet e krerëve të shtetit lidhur me veprimet nga përtej kufirit. Madje, kryeministri Albin Kurti ngriti alarmin se autori i sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiç, po riorganizohet edhe një herë për një tjetër agresion të armatosur në veri të Kosovës.

Sa i përket formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, Presidentja Osmani sqaroi se nuk ka anuluar takimet me përfaqësues të opozitës, përfshirë Ramush Haradinajn e AAK-së: “Natyrisht që dera e presidencës, si institucioni më i lartë në vend, është gjithnjë i hapur, siç ka qenë edhe deri më tani në mënyrë që me përfaqësuesit e partive opozitare të diskutojmë. Por, jo vetëm të diskutojmë, por të marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundur t’i përfshijmë ato në qëndrimet institucionale të Republikës së Kosovës”.

Presidentja ka njoftuar më herët se do të dërgojë në kushtetuese një letër me shqetësimet e saj lidhur me draft-statutin europian për formimin e asociacionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.