☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,226 ▲ +1.02% ETH $2,274 ▲ +1.3% XRP $1.2537 ▲ +0.56% SOL $95.7100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Pagat e magjistratëve, Bardhi: Projektligji duhet të propozohet nga Këshilli i Ministrave, jo dy deputetë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë dhe Kuvendin për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pagat e magjistratëve.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Bardhi kritikoi projektligjin e propozuar nga dy deputetë, duke pretenduar se ai bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi tha se propozimi për pagat nuk duhet të vijë nga deputetët, pasi, sipas tij, kjo kompetencë i takon Këshillit të Ministrave.

Sipas tij, Këshilli i Ministrave nuk ka përmbushur detyrimin për të propozuar projektligjin për pagat e magjistratëve.

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë, sistemi i drejtësisë është futur në kolaps. Për shkak se gjyqtarë, prokurorë dhe administrata gjyqësorë, për shkak të mosveprimit ët Kuvendit për të zbatuar një vendim të Gjykatës kushtetuese, nuk kanë një bazë ligjore për të marrë pagat e tyre. Cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë së sistemit gjyqësor. Kemi dëgjuar kryeministrin se kompetencën se për të propozuar pagat e ka Këshilli i Ministrave dhe të drejtën për të miratuar pagat e ka Kuvendi, dua të informoj se Këshilli i Ministrave nuk e ka ushtruar detyrimin e tij për të propozuar projektligj për pagat e magjistratëve.

Ka një projektligj të propozuare nga 2 deputetë, por nuk është detyrë e deputetëve që të propozojnë pagat, apo çështje që prekin buxhetin e shtetit në raport me një sistem tjetër. Kompetencën për të propozuar pagat e ka Këshilli i Ministrave dhe Këshilli i Ministrave duhej të kishte përmbushur këtë detyrim në raport me pushtetin gjyqësor. Ka zero përgjigje për këtë çështje nga Këshilli i Ministrave. Ligji i propozuar nga 2 deputetë është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk kanë as aftësinë për të përllogaritur pagat e sistemit gjyqësor 2 kolegët që kanë propozuar ligjin dhe as kapacitetin për të interpretuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm për zbatim ashtu si Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar standardet”, tha Bardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.