☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.29 ▼1.32%
ARI 4,657 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,192 ▼ -1.19% ETH $2,144 ▼ -2.24% XRP $1.4486 ▼ -0.84% SOL $89.3200 ▼ -0.91%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.29 ▼1.32 % ARI 4,657 ▲1.12 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.29 ▼1.32 % ARI 4,657 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Pagesa e energjisë, Rama: Rikthehet në formën e investimeve

E cilësuar si zona informale në Tiranë, trekëndëshi Paskuqan-Babrru-Bathore është kthyer në shembullim e formalizimit përsa i përket sektorit të energjisë elektrike, duke shënuar një rritje të ndjeshme të arkëtimeve në masën 116 për qind.

Rreth 11 mijë banorë të këtyre zonave lidhën aktmarrëveshje me OSHE dhe ky fakt po u kthehet në formën e investimeve me ndërtimin e rrjetit të ri 20 KV dhe atij të tensionit të ulët me linjat ABC.

Vetë kryeministri Edi Rama inspektoi ecurinë e punimeve në terren, duke thënë se ky është një shembull konkret që investimet e banorëve nuk shkojnë në drejtim të paditur dhe se në të njëjtën formë do t’u kthehet të gjitha zonave në Shqipëri.

“Gjithë ky volum i madh investimesh që nuk janë bërë ndonjëherë në një rrjet shpërndarjeje të amortizuar, që në 80% të vendit është mbi 40 vjeç, nuk është as më shumë e as më pak kontribut i qytetarëve dhe familjeve që i dhanë mundësi ringritjes së shtetit dhe rivendosjes së rendit ligjor në këtë sektor, duke i dhënë fund një epoke të turpshme, një njolle të zezë në fytyrën e vendit tonë dhe për të kontribuar për të mbuluar një gropë të madhe, të trashëguar nga e shkuara”, deklaroi Rama.

Në këtë zonë infrastruktura elektrike paraqitet si më problematikja dhe ky investim me vlerë 1.7 miliard lekë do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji për 80 mijë banorë të saj.

Sipas drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, kjo ndërhyrje përfshin ndërtimin e 180 kabinave, montimin e 3.500 shtyllave elektrike dhe 6 fiderat e rinj.

“70% e investimit do të hyjë në efiçencë brenda viti të ri, ndërsa pjesa tjetër brenda fundit të marsit. Preken 20 mijë abonentë, rreth 80 mijë banorë, ku do të ketë 200 kilometra kabull ABC ajror dhe 180 kilometër kabull 20 KV linjë nëntokësore. Kjo do të kthehet në një zonë model”, tha Çela.

E mira e këtij investimi konsiston në pamundësinë e vjedhjes së tij përmes lidhjeve të dyfishta, falë linjave ABC dhe si pasojë uljen e humbjeve në rrjet deri në 8%, nga 45 për qind që janë aktualisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.