☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.57 ▲1.53%
ARI 4,539 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $77,438 ▼ -0.94% ETH $2,128 ▼ -2.43% XRP $1.4013 ▼ -0.93% SOL $85.1700 ▼ -1.62%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.57 ▲1.53 % ARI 4,539 ▼0.51 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.57 ▲1.53 % ARI 4,539 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
18 May 2026
Breaking
Politika

Paketa e Maleve, Demo: 304 zona prioritare të miratuara dhe mbi 600 shprehje interesi në Tiranë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, mori pjesë sot në një takim të zhvilluar në Tiranë me përfaqësues të agroturizmit, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Diskutimi u fokusua tek “Paketa e Maleve”, një program i ri që synon të nxisë zhvillimin e zonave rurale dhe të mbështesë sipërmarrjet e vogla e të mesme.

Gjatë fjalës së tij, Demo sqaroi se një ndër kategoritë që mund të përfitojnë nga kjo paketë janë individët që zotërojnë toka të pashpërndara sipas ligjit 7501, por që i kanë përdorur ndër vite bazuar në kufijtë historikë të pronave familjare. Ai theksoi se përfitues mund të jenë edhe ata qytetarë që i kanë shfrytëzuar këto toka për bujqësi, duke krijuar tashmë mundësi për zhvillimin e sipërmarrjeve në këto zona.

“Roli i bashkive është thelbësor në këtë nismë, duke nisur që nga faza e aplikimeve, ku ato përcaktojnë zonat prioritare për zhvillim”, u shpreh Demo, duke nënvizuar rëndësinë e pushtetit vendor në zbatimin e programit.

Ministri bëri të ditur se deri më tani 36 bashki kanë miratuar zonat prioritare, me një total prej 304 zonash, ndërsa procesi vijon edhe në bashki të tjera.

Pas miratimit, hartat do të publikohen online në platformën e-Albania, në një seksion të dedikuar për “Paketën e Maleve”.

“Çdo qytetar do të ketë mundësi të verifikojë vizualisht nëse prona e tij përfshihet në një zonë prioritare dhe më pas të aplikojë. Bashkia do të ndjekë procedurat për verifikimin në terren dhe marrëdhënien me komunitetin”, shtoi Demo.

Ai theksoi se transparenca është një element kyç për të shmangur konfliktet mes banorëve apo investitorëve potencialë.

Duke iu referuar Tiranës, Demo bëri të ditur se janë regjistruar mbi 600 shprehje interesi paraprak, të cilat do të kthehen në aplikime zyrtare pas miratimit përfundimtar të zonave prioritare.

“Më pas, çdo individ apo sipërmarrës që ka shprehur interes do të ketë mundësi të zhvillojë pronën e tij në kuadër të Paketës së Maleve”, u shpreh ai.

Në fund Demo theksoi se kjo paketë synon të mbështesë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke gjallëruar ekonominë lokale.

“Tirana ka një diversitet të jashtëzakonshëm përreth zonës urbane dhe një fluks të lartë turistësh. Paketa e Maleve do të kontribuojë në forcimin e ekonomisë lokale, duke shfrytëzuar këtë potencial”, përfundoi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.