🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,092 ▲ +0.67% ETH $2,051 ▲ +0.15% XRP $1.3099 ▼ -0.6% SOL $80.0800 ▲ +1.09%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Amerika

Pamje spektakolare: Hëna pothuajse e plotë ndriçon mbi Statujën e Lirisë në Nju Jork

– Një skenë spektakolare u shfaq mbi qiellin e Nju Jorkut, ndërsa Hëna pothuajse e plotë – rreth 96% e ndriçuar – u ngrit pas ikonës së famshme të Statujës së Lirisë, raportoi “abc News”.

Fenomeni u regjistrua dje në mbrëmje, duke krijuar një pamje mbresëlënëse që tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe qytetarëve.

Hëna, pothuajse e plotë, u shfaq e madhe dhe me shkëlqim të fortë, ndërsa silueta e Statujës së Lirisë krijoi një kontrast dramatik dhe simbolik.

Faza “waning gibbous” (Hëna në zbehje) – ndodh pas Hënës së plotë, kur pjesa e ndriçuar fillon të zvogëlohet gradualisht.

Në këtë rast, ndriçimi prej 96% e bëri Hënën të dukej pothuajse e plotë, duke rritur efektin vizual në horizont.

Ekspertët shpjegojnë se këto pamje bëhen edhe më mbresëlënëse për shkak të të ashtuquajturit “iluzion i Hënës”, një fenomen optik që e bën Hënën të duket më e madhe kur është pranë horizontit.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke u konsideruar si një nga momentet më të bukura astronomike të ditëve të fundit në SHBA. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.