Politika

Panariti për koalicionin: Të flasim me njëri-tjetrin, jo për njëri-tjetrin

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti duke folur nga Korça ka kërkuar në koalicion të flasin me njëri-tjetrin dhe jo për njëri-tjetrin.

Referuar dhe deklaratave të një dite më parë të ministrit të Brendshëm në detyrë, Saimir Tahiri, dhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, Panariti tha se zgjidhje është komunikimi.

“Ne jemi në koalicion me Partinë Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i përmbahet këtij koalicioni deri në fund. Të mos flasim për njëri-tjetrin, por të flasim me njëri tjetrin”, ka thënë Panariti.

Të njëjtin mesazh ai dha edhe për opozitën, që palët të ulen në tryezë dhe të dialogojnë.

“Këtë që thashë pak më përpara e kemi dhe për opozitën. Të ulemi në një tryezë dhe të dialogojmë për një zgjidhje. Zgjidhja do të arrihet vetëm me mënyrën e komunikimit”, tha Panariti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button