Bota

Papa Françesku: Njerëzimi duhet t’i largohet adhurimit të parasë

Papa Françesku bëri thirrje, në një shkrim të publikuar sot në të përjavshmen franceze “Paris Match”, që njerëzimi duhej të hiqte dorë së hyjnizuari paranë.

Papa u shpreh se kapitalizmi dhe përfitimi nuk janë të dëmshëm nëse nuk transformohen në idhuj.

”Ata do të mbeten të njëjtët nëse mbeten veçse mjete”, thekson ai.

“Nëse paraja dhe fitimi me çdo lloj çmimi bëhen objekte kulti të adhurueshme, nëse lakmia është baza e sistemit tonë shoqëror dhe ekonomik, atëherë shoqëritë tona do të shkojnë drejt shkatërrimit”, shton papa Françesku.

Sipas tij, qenia njerëzore nuk duhet të vihet në shërbim të parasë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button