Bota

Papa Françesku: Po ndodh një pushtim arab i Europës

Gazeta Osservatore Romano citon Papa Françeskun, i cili duke komentuar krizën e refugjatëve në Europë, tha se “mund të flasim për një pushtim arab”. “Ky është një fakt social”, tha Papa.

Komentet e Papës u bënë pas një takimi me anëtarët e lëvizjes sociale franceze Poissons Roses në rezidencën papale, Santa Marta. “Sa pushtime ka njohur Europa në rrjedhën e historisë së saj, por ajo ka ditur gjithmonë që të tejkalojë këto situata, për t’u rritur mes shkëmbimit të kulturave”.

Papa bëri thirrje që të ketë një vrull të ri drejt bashkimit të kontinentit, ku Europa duhet të lërë pas egoizmat nacionalë dhe lojërat politike. Sipas tij, duhet shtuar më shuëm vetëdija për rrënjët kulturore.

Papa bëri thirrje që të përqendrohet më shumë vëmendja në promovimin e familjes, ndërkohë që shkalla e lindjeve në vende si Spanja apo Italia është shqetësuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button