☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.78 ▲11.65%
ARI 4,697 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,944 ▼ -1.85% ETH $2,069 ▼ -3.57% XRP $1.3181 ▼ -2.27% SOL $79.1800 ▼ -4.18%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Paradoksi i krizës greke, ulen importet rriten eksportet

importKriza greke e këtij viti i tronditi fort themelet e ekonomisë shqiptare aq sa detyroi institucionet shqiptare të rishikojnë me ulje treguesin e rritjes ekonomike. Mbyllja e bankave në Greqi dhe mungesa e cash-it për një kohë të gjatë pritej të vinte në vështirësi eksportet shqiptare drejt Greqisë dhe të stimulonte rritjen e importeve. Pasi për mungesë likuiditeti kompanitë greke shiten mallra me çmime më të ulta se zakonisht duke stimuluar më shumë importet drejt vendit tonë dhe e kundërta do të ndodhte me eksportet, pasi disa kompani greke kishin lajmëruar pezullimin e pagesave për partnerët shqiptare.

Por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Nga të dhënat e doganave për tregtinë e jashtme për periudhën janar -shtator mësohet se importet nga Greqia ranë në 8.3% të totalit të gjithë importeve nga 9.8 që ishin vitin e kaluar.

Ndërsa, totali eksporteve ka shënuar ulje këtë vit në raport me 2014, nuk ka ndodhur kështu me Greqinë. Doganat raportojnë në Buletinin e Tregtisë së Jashtme gjatë janar-shtator 2013, eksportet drejt Greqisë zunë 3.7 % të totalit nga 3.5% që zinin vitin e kaluar.

Gjithashtu kriza greke nuk preku remitancat në tremujorin e dytë, u rritën 18%. Ndikimi pritet në tremujorin e tretë, pasi në 30 qershor Greqia mbylli bankat dhe vendosi kontrollet e kapitalit.

Emigrantët kanë dërguar më shumë para tek të afërmit e tyre në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, të “pashqetësuar” nga kriza greke, që sa po vinte e thellohej në të njëjtën periudhë. Sipas vlerësimeve paraprake të Bankës së Shqipërisë, hyrjet në formën e dërgesave të emigrantëve shënuan një rritje prej rreth 18% në krahasim me T2 2014.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.