Bota

Parajsat fiskale, 1.1 trilion dollarë dëm sistemit financiar

Studimet e reja tregojnë se llogaritë bankare në parajsat fiskale i heqin më shumë se 1.1 trilion dollarë sistemit financiar global. Vendet me rritje të shpejtë, ku përpjekjet për çrrënjosjen e varfërisë mbështeten në miliarda dollarë fonde të siguruara nga taksat dhe nga ndihmat ndërkombëtare janë shpesh humbësit më të mëdhenj.

I cituar nga “Zëri i Amerikës”, Tom Cardamone, drejtor i firmës Global Financial Integrity që gjurmon qarkullimin e paligjshëm të parave, e sheh çështjen si mjaft shqetësuese.

“Kjo është shumë më tepër se të gjitha ndihmat dhe investimet e huaja që shkojnë çdo vit në këto vende. Është një problem me rëndësi vertet kritike”, ka deklaruar Cardamone.

82 shtete shihen sot si parajsa fiskale, nga Zvicra në Panama e shumë vende të Karaibeve. Ato janë tërheqëse për shkak se ofrojnë llogari anonime me pak ose aspak detyrime tatimore, gjithçka në mënyrë të ligjshme.

Për Cardamone, problemet fillojnë pikërisht në momentin kur fsheh emrin e atij që zotëron një kompani apo një llogari bankare.

Praktika e fshehjes së pasurive nëpërmjet llogarive anonime është më e përhapur se sa mund të mendohet. Dy janë shtetet amerikane me numrin më të madh të korporatave anonime në vend, Nevada dhe Delauer.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button