Kronika

Parkim i gabuar, policia gjobit në Korçë makinën e Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë qëndrimit në qytetin e Korçës nuk ka marrë vetëm “ok” e qytetarëve për t’iu bashkuar atij në protestën e 16 marsit në Tiranë.

Ai është gjobitur nga Policia Rrugore për parkim të gabuar, ndërsa “BalkanWeb” ka siguruar fotot në momentin kur polici i rrugores gjobit makinën e Bashës për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Lideri i selisë blu zhvilloi sot një takim edhe me të rinjtë e këtij qyteti, ndërsa iu premtoi se PD-ja do të jetë gjithmonë në krah të tyre.

Ditë më parë “BalkanWeb” solli me video e foto gjobitjen e kreut të PD-së në Gramsh, i cili u penalizua si taksist pasi po udhëtonte me katër miqtë e tij drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë.
foto galeri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button