Bota
Parlamenti i Austrisë përfshihet nga flakët
Shtëllunga të mëdha tymi kanë dalë nga Parlamenti i Austrisë në Vjenë, ndërsa zjarrfikës të shumtë kanë shkuar për të shuar flakët.
Zjarri shpërtheu në çatinë e ndërtesës të premten rreth orës 06:30 minuta me orën lokale.
Rreth 70 zjarrfikës dhe 17 mjete zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes. Flakët u shuan brenda një ore.
Ende nuk dihen dëmet e shkaktuara.