Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.25 ▲1.62%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,611 ▲ +1.45% ETH $2,059 ▲ +2.85% XRP $1.3579 ▲ +1.63% SOL $84.3400 ▲ +2.35%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Parlamenti i Kosovës mblidhet më 3 gusht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të hënën që mbledhja e parë e parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, të mbahet më 3 gusht.

Vendimi i tij pasoi një mbledhje të ftuar prej tij me subjektet politike që kanë fituar vende në parlamentin e Kosovës, së cilës i ishte përgjigjur vetëm koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Takimi u refuzua nga lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, por edhe nga Lista Serbe. Këto e kishin cilësuar takimin të panevojshëm, meqë është në përgjegjësinë e presidentit që të thërras mbledhjen e parë të parlamentit.

Ato e kishin cilësuar zvarritjen e mbledhjes si favorizim të koalicionit që doli i pari në zgjedhje, por pa numrin e mjaftueshëm të votave për të themeluar i vetëm qeverinë.

Presidenti Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në fund të javës së kaluar se takimin e kishte thirrur në përpjekje për të nxitur partitë politike që “të gjejnë formulën që Kosovës i jep një qeveri të qëndrueshme, funksionale dhe efektive dhe që merr vendime që e çojnë vendin përpara dhe jo që e izolon vendin”.

Ai tha në intervistë se “njerëzit të cilët kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike, nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Kosovës”.

Që nga certifikimi i rezultateve partitë politike janë përqendruar në diskutimet për koalicionet paszgjedhore.

Sipas kushtetutës, kandidati i koalicioni të Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj,që doli i pari në zgjedhje ka të drejtën që të provojë të formojë qeverinë.

Por ky koalicion ka 39 vende në parlament dhe bashkë me deputetët e pakicave kombëtare arrin në 59 vota, dy më pak se sa votat e nevojshme për krijimin e qeverisë. Zyrtarë të këtij koalicioni pohojnë të kenë siguruar votat e mjaftueshme, ndonëse sipas tyre synimi është për të krijuar një qeveri me bazë sa më të gjerë dhe për këtë u ka bërë ftesë subjekteve tjera për lidhjen e koalicionit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë refuzuar ftesën e zotit Haradinaj për bisedime për krijimin e qeverisë duke theksuar se po presin që koalicioni i tij të dështojë për të provuar themelimin e qeverisë në herën e dytë.

Sipas kushtetutës presidenti i vendit i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit fitues. Nëse kabineti i propozuar prej tij nuk siguron votat e mjaftueshme, përkatësisht së paku 61 vota, atëherë presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër dhe nëse as herën e dytë nuk formohet qeveria, atëherë presidenti i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.