🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 101.97 ▲0.79%
ARI 4,657 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $81,215 ▲ +2.4% ETH $2,292 ▲ +1.49% XRP $1.4902 ▲ +4.59% SOL $92.4700 ▲ +1.44%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.97 ▲0.79 % ARI 4,657 ▼0.61 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.97 ▲0.79 % ARI 4,657 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
15 May 2026
Breaking
Kosova

Erion Braçe kërkon bilancin e votave nga KQZ, mes sinjaleve për ambicie në Tiranë

Vetëm pak ditë përpara mbledhjes së Asamblesë Socialiste të Njësisë 5 në Tiranë, ku Erion Braçe ka shprehur dëshirën për të kandiduar për postin e kryebashkiakut në vitin 2027, një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen në skenën politike.

Përmes një shkrese zyrtare të datës 24 mars, të siguruar nga Top Channel, deputeti socialist i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me një kërkesë të pazakontë. Braçe kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet zgjedhore që ai ka marrë ndër vite si deputet, duke nisur që nga zgjedhja e tij e parë në qarkun e Beratit në vitin 1996.

Kërkesa përfshin një pasqyrë të detajuar të performancës së tij elektorale dhe të Partisë Socialiste në disa cikle zgjedhore, konkretisht: rezultatin e PS në rang qarku në vitin 2009 për të gjitha ZAZ-të në Berat, rezultatet në Divjakë për vitet 2013, 2017 dhe 2021, si dhe rezultatin e tij personal si deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Deputeti socialist kërkon që këto të dhëna të jepen jo vetëm në numër votash, por edhe në përqindje për çdo vit zgjedhor, duke synuar një analizë të plotë të mbështetjes elektorale ndër vite.

Burime politike e konsiderojnë këtë si një lëvizje të pazakontë, pasi është hera e parë që një deputet i drejtohet KQZ-së për një bilanc kaq të detajuar të votave që nga fillimi i karrierës së tij politike.

Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja pse kjo kërkesë vjen pikërisht në këtë moment. Një interpretim i mundshëm lidhet me ambiciet e shpallura së fundmi për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ku një analizë e detajuar e mbështetjes elektorale mund të shërbejë si bazë për strategjinë e ardhshme politike.

Nuk mungojnë as interpretimet më ironike, sipas të cilave Braçe mund të jetë duke përgatitur një bilanc personal apo edhe një libër mbi angazhimin e tij politik ndër vite. Megjithatë, për një figurë aktive si ai në jetën politike, një hap i tillë do të dukej ende i parakohshëm, larg modelit të figurave si gazetari legjendar Indro Montanelli, që vendosi të tërhiqej në një moment të caktuar nga jeta publike.

Në çdo rast, kërkesa e Braçes ndaj KQZ-së duket se hap një kapitull të ri interpretimesh mbi lëvizjet e tij politike dhe planet për të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.