Kosova

Partitë politike po bëjnë fushatë më ndryshe, këto janë shpenzimet deri më tani

Organizatat “Demokraci Plus” dhe “Çohu”, në një konferencë për media kanë prezantuar të dhënat në lidhje me shpenzimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, ku sipas tyre koalicionet PDK- AAK-NISMA dhe koalicioni LDK- AKR, Alternativa janë shpenzuesit më të mëdhenj gjatë kësaj fushate katër ditore.
Sipas, përfaqësuesit të Demokracia Plus, Isuf Zejna, qëllimi i këtij monitorimi është krahasimi i shpenzimeve të deklaruara në KQZ me shpenzimet që kanë dalë nga këto organizata e cila do të monitoroj fushatën zgjedhore 2017.

“Në spotet televizive, PDK-AAK dhe Nisma kanë shpenzuar 17.300 euro, LDK-AKR- Alternativa kanë shpenzuar deri më tash 21.000 euro ndërsa VV 1.700 euro. Shpenzimet më të mëdha kanë shkuar deri më tash në lidhjet e drejtpërdrejta televizive”, tha Zejna.

Ai gjithashtu tha se ditën e fundit të fushatës do të dalin me të gjetura edhe më të mëdha.

“Nuk mund të dalim me një shifër të përgjithshme. Fushata ndryshon shumë me fushatën e kaluar pasi kësaj here shpenzimet janë të fokusuara në media, sidomos ato digjitale”, tha përfaqësuesi i “Demokracia Plus” Isuf Zejna.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button