☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 96.43 ▲0.94%
ARI 4,880 ▼2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,257 ▼ -2.02% ETH $2,234 ▼ -3.51% XRP $1.4636 ▼ -2.75% SOL $90.1500 ▼ -3.5%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Pas incidentit me flamurin, molotov konsullatës turke në Prizren

Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren është sulmuar të hënën në orët e hershme të mëngjesit me lëndë djegëse, të cilat dyshohet të jenë koktej molotovi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

“Po rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotem objekti i Konsullatës së Turqisë në Prizren është sulmuar, ku janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe nuk ka persona të lënduar. 5 persona janë ndaluar si dhe të njëjtëve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orëve. Hetuesit e forenzikës kanë dalë në vendngjarje, kanë grumbulluar prova dhe ekspertiza do të përcaktojë se me çfarë është sulmuar ky objekt”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, hetuesit policorë të Drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me hetimin e rastit dhe si pasojë e tyre tashmë janë ndaluar pesë persona të dyshimtë për këtë rast.

Ndërkohë nuk dihet nëse sulmi në këtë konsullatë ka të bëjë me pakënaqësitë të qytetarëve rreth vendosjes së flamurit turk përkrah atij kombëtar. I njëjti flamur, ai turk,  u largua sot nga shtiza nga ana e disa qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.