☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Pas vendosjes së sistemit EES, Mickoski fton qytetarët që pushimet t’i kalojnë në Maqedoni: Vizitoni malet dhe liqenet

Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje qytetarëve që një pjesë të pushimeve verore t’i kalojnë në Maqedoni, pas vendosjes së sistemit të ri për hyrje dhe dalje nga zona Shengen nga Bashkimi Evropian, i cili tashmë po shkakton pritje më të gjata në pikat kufitare.

I pyetur nëse shteti do të kërkojë shtyrjen e zbatimit të sistemit gjatë periudhës së verës, Mickoski tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje, por se po zhvillohen bisedime brenda Bashkimit Evropian.

“Nuk do të komentoja shumë për këtë mënyrë sjelljeje. Kemi disa bisedime brenda Bashkimit Evropian se si të tejkalohet kjo, por nëse paraqet problem për pushimet verore, ne kemi liqene të mrekullueshme, kemi male të mrekullueshme, kemi vende të bukura në Maqedoni. Unë i ftoj qytetarët maqedonas që t’i kalojnë pushimet e tyre verore në malet dhe liqenet e Maqedonisë, në fshatrat maqedonase, sepse kemi një vend të bukur dhe duhet ta ruajmë vetë, sepse nuk kemi rezervë tjetër”, tha Mickoski.

Sistemi i ri i BE-së për hyrje dhe dalje nga zona Shengen vlen për shtetas të vendeve që nuk janë anëtare të unionit. Ai parasheh regjistrim digjital të udhëtarëve dhe të dhëna biometrike gjatë hyrjes së parë, gjë që në praktikë tashmë po shkakton procedura më të gjata në disa pika kufitare.

Kryeministri sot mori pjesë në panihidën me rastin e 123-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.