🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,532 ▲ +0.5% ETH $2,117 ▼ -0.26% XRP $1.3597 ▼ -0.52% SOL $85.9800 ▼ -0.44%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Bota

Sulm me dron në zemër të Moskës, goditet kulla 7 KM larg Kremlinit

Ukraina ndërmori një sulm me dron në orët e para të së hënës, duke goditur një godinë të banuar në kryeqytetin rus. Autoritetet lokale nuk e komentuan

Ukraina ndërmori një sulm me dron në orët e para të së hënës, duke goditur një godinë të banuar në kryeqytetin rus.

Autoritetet lokale nuk e komentuan incidentin, me përjashtim të kryetarit të Bashkisë së Moskës. Në një postim në rrjetin “Telegram”, Sergey Sobyanin konfirmoi se sulmi nuk shkaktoi viktima.

Megjithatë, episodi shkaktoi frikë tek banorët. Video dhe foto të postuara në rrjetet sociale tregojnë një dron që fluturon në nivel të ulët drejt Moskës dhe një shpërthim që ndodh pak më pas.

Gjithashtu, sipas materialeve në fjalë, dëmet janë të dukshme në katet e sipërme të një godine të lartë apartamentesh, e njohur si Kulla Mosfilm.

Foto të tjera tregojnë pjesë të dronit të rëna në rrugët poshtë godinës, ku ndodhen edhe ekipet e emergjencës.

Atentati ndodhi rreth 7 kilometra në perëndim të Kremlinit dhe Sheshit të Kuq, si dhe 3 kilometra larg selisë së Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Jo vetëm që ky është një nga sulmet më të thella në territorin e Moskës, por vjen gjithashtu pak ditë përpara paradës së Ditës së Fitores, më 9 maj.

Me rastin e afrimit të eventit që shënon fitoren e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore, autoritetet ruse kanë forcuar ndjeshëm masat e sigurisë dhe kanë reduktuar po aq kapacitetet e paradës.

Sipas shërbimeve ukrainase të inteligjencës, përgatitjet për 9 majin i ngjajnë më tepër një bllokade ushtarake sesa një eventi festiv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.