Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 85.73 ▲2.73%
ARI 5,185 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,849 ▼ -1.37% ETH $2,035 ▼ -1.05% XRP $1.3937 ▼ -0.31% SOL $86.0800 ▼ -1.17%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 85.73 ▲2.73 % ARI 5,185 ▼1.09 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 85.73 ▲2.73 % ARI 5,185 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Pasuesi i Gruevskit: Zgjedhjet e lira, objektivi ynë

bbbbEmil Dimitriev do të drejtojë qeverinë kalimtare në Maqedoni, e cila duhet të organizojë zgjedhjet e parakohshme të 24 prillit. Kuvendi i Maqedonisë, pak para mesnate, miratoi qeverinë e re me votat e 71 deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, kurse 6 deptuetë të PDSH-së dhe 3 të pavarur abstenuan.
Në fjalën e tij para deputetëve, kryeministri Dimitriev u zotua se kabineti i tij do të sigurojë kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Qeveria kalimtare do të vazhojë me punën e filluar për realizimin e një procesi zgjedhor që do të jetë i lirë dhe ndaj të cilit nuk do të ketë dilema për rregullësinë e tij. Detyra jonë është që të organizojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike, të lira dhe efikase. Këtë qëllim ne do ta arrijmë”, tha Dimitrev.
Kabineti i kryeministrit të ri Emil Dimitriev përbëhet nga ministrat dhe zv/ministrat e njëjtë që ishin pjesë e qeverisë së Gruevskit.
Zgjedhjes së kabinetit të ri qeveritar i ka paraprirë konstatimi i dorëheqjes së kryeministrit të deritanishëm, Nikolla Gruevski, si dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendit më 24 shkurt, që u votua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që përbëjnë shumicën në Kuvend.
Deputetët e partisë maqedonase në opozitë LSDM lanë seancën dhe paralajmëruan se do të bojkotojnë zgjedhjet, pasi sipas tyre pushteti nuk ka krijuar kushte për një proces elektoral demokratik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.