Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,678 ▲ +1.2% ETH $2,153 ▲ +1.06% XRP $1.4384 ▼ -0.01% SOL $89.7100 ▲ +0.78%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

PD akuzon Tahirin dhe Ramën për hashashin, reagon Ministria e Brendshme

Partia Demokratike reagoi përmes Enkelejd Alibeajt pas arrestimit me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda të dy drejtuesve të Policisë së Shtetit në Vlorë dhe Tepelenë.

“Ndalimi i dy drejtuesve të lartë të policisë në Vlorë dhe në Tepelenë, me urdhër të Prokurorisë, si të lidhur me kultivimin e trafikimin e drogës, është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit, e vënies së shefave të policisë së Saimir Tahirit dhe Edi Ramës në krye të biznesit të hashashit, për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në trafikun e drogës, për haraçin që ata marrin nga ky biznes kriminal, deri në 40 përqind për një rrënjë”, tha Alibeaj.

Alibeaj thot se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

“Ne inkurajojmë prokurorinë të thellojë hetimet, pasi drejtues të lartë janë të përfshirë në këtë biznes kriminal, dhe zinxhiri të çon tek Tahiri dhe Edi Rama. Me 18 shkurt, kundër drogës, kundër krimit, kundër shefave të Tahirit dhe Ramës që punojnë me trafikantët, për t’i dhënë vendit, rend, siguri dhe punë të ndershme”, u shpreh ai.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas ketyre deklaratave duke sjell si shembull procedimet penale dhe disiplinore të ndërmarra deri më tani në radhët e Policisë së Shtetit, si shembull i vullnetit për të ndërtuar një institucion me integritet.

“Sot PD u kujtua të nxjerrë tellallin e radhës për të sulmuar Policinë  e Shtetit. Që nga dita jonë e parë e punës, janë mbi 2.800 punonjës policie në procedim penal dhe disiplinor. Kaq mjafton për të kuptuar çfarë policie trashëguam, por edhe vullnetin tonë për të ndërtuar integritet, duke pastruar nga policia të gjithë ata që shkelin ligjin”, thuhet në reagim.

Ministria thotë se çdo hetim apo i arrestuar në radhët e policisë është konfirmim i përpjekjeve për “policinë e gjeneratës së re që zbaton ligjin dhe u shërben qytetarëve”.

“Të sulmosh të gjithë Policinë për pastrimin e të korruptuarve nga radhët e saj, është si të sulmosh z. Alibeaj pse ka familjarë të tij që kanë probleme me ligjin”, mbyllet reagimi i Ministrisë së Brendshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.