Politika

PD: Beqaj, rimbursime fiktive miqve të tij

Partia Demokratike ka hedhur këtë të hënë përsëri akuza për korrupsion ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Albana Vokshi ka akuzuar ministrin se qindra milionë lekë për të varfërit dhe të pastrehët i kanë çuar në xhepat e miqve të tij.

“Beqaj u ka bërë rimbursime fiktive miqve të tij. 10 farmaci të këtyre miqve, me vlera më të mëdha janë përjashtuar qëllimshëm nga kontrollet. Këto farmaci u kanë vjedhur miliarda lekë shqiptarëve”, ka deklaruar Vokshi duke treguar edhe disa dokumente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button