Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,620 ▼ -0.19% ETH $1,994 ▼ -1.47% XRP $1.3285 ▼ -1.39% SOL $82.1100 ▼ -1.27%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

PD dhe PBDNJ firmosin marrëveshjen e koalicionit, Partia Demokratike i lë tre zona në jug

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nënshkroi sot një marrëveshje koalicioni me kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Berisha deklaroi se, “bashkojmë forcat me bindjen se me 14 maj do t’i japim një goditje fatale sistemit monist”.

“Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD, me të cilin ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë, të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Evropë dhe botë, regjimi i Edi Ramës”, theksoi Berisha.

“Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, e çdo opozitari dhe në këtë kontekst, ne së bashku me PBDNJ, OMONIA-n, bashkojmë forcat me bindjen se më 14 maj do t’i japim një goditje fatale sistemit monist”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, shtoi Berisha, “ne synojmë që t’ju kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë. T’i kthejmë bashkitë në shtëpitë e përbashkëta të qytetarëve shqiptarë. Qytetarët e parë të këtyre bashkive të kenë vetëdijen e plotë, përgjegjësinë e plotë, gatishmërinë e plotë për të funksionuar si shërbëtorë të këtyre qytetarëve. Për të përdorur në mënyrën më transparente dhe të ndershme të gjitha burimet njerëzore dhe materiale, financiare, të bashkisë, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e mëdha që çdo bashki ka sot në Shqipëri, së pari në interesin më të mirë të qytetarëve të atyre bashkive”.

Nga ana e tij, Dule tha se, kjo marrëveshje nënshkruhet në kushtet kur në vendin tonë demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat dhe liritë janë në intubim.

“Dëshiroj edhe unë nga ana ime që të shpreh kënaqësinë e marrëveshjes me Dr. Berishën dhe PD, dhe për më tej me Opozitën e Bashkuar për zgjedhjet e pushtetit vendor në 14 maj”, u shpreh ai.

“Është një bashkëpunim i hershëm me PD-në, dhe në shumë drejtime i suksesshëm, si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje. Do të veçoja bashkëpunimin e vitit 2005-2009 që për këdo ky është objektiv dhe vlerësim. Është një nga qeverisjet 4-vjeçare më të suksesshme në këtë vend. Kjo marrëveshje nënshkruhet në kushtet kur në vendin tonë, dhe askush nuk mund t’i fshihet këtij realiteti, demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat dhe liritë janë në intubim”, tha Dula.

Së dyti, shtoi ai, “ne do të sjellim programe konkrete, dhe jo të përgjithshme për çdo komunitet. Programe, të cilat do të ofrojnë zgjidhje për shqetësimet, problematikat dhe problemet lokale”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.