Kosova

PD: Dorëheqja e Kelmendit legjitime, arsyeshmëria e pabazë dhe e padrejtë

Partia e Drejtësisë, vlerëson se vendimi i nënkryetarit Gëzim Kelmendi, për t’u larguar nga strukturat partiake është legjitim, mirëpo, sipas kësaj partie njëkohësisht është i pabazë, i paargumentuar dhe i padrejtë në arsyeshmërinë e tij.

pd-dor-euml-heqja-e-kelmendit-legjitime-arsyeshm-euml-ria-e-pabaz-euml-dhe-e-padrejt-euml_hdSipas PD-së, është pikërisht ai që tradhtoi elektoratin e PD-së, duke vënë, në mënyrë të përsëritur në lojë vlerat kombëtare dhe shtetndërtuese të programit të PD-së, dhe duke u bërë anëtarë i Kuvendit të Kosovës me votat e elektoratit të PD-së prej të cilit tash po largohet.

“PD-ja në 15-vjetët e aktivitetit të saj, ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë kontribut të rëndësishëm dhe të pandalshëm në ndërtimin e shtetit të Kosovës, mbi platformën politike të mbështetur në vlerat e traditës së dëshmuar kombëtare, fetare dhe euro-atlantike të popullit të Kosovës. Në këtë aspekt, PD-ja, si parti parlamentare dhe pjesëmarrëse aktive në qeverisjen e vendit ka merita të theksuara, për ngritjen e vetëdijes intelektuale dhe theksimin e rëndësisë së vlerave etike dhe morale në proceset politike të ndërtimit të shtetit demokratik”, thuhet në komunikatë.

“Ata të cilët kanë vendosur që në këto ditë parazgjedhore të largohen nga Partia e Drejtësisë kanë vlerësuar me të drejtë se konceptet e tyre politike për reduktimin e PD-së në parti me agjendë ekskluzivisht fetare asnjëherë nuk do të kenë sukses. Largimi i tyre vetëm së do të fuqizojë aktivitetin politik të PD-së duke e liruar atë nga një barrë e rëndë dhe e panevojshme”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button