🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,440 ▲1.52%
DOW 45,729 ▲1.13%
NASDAQ 21,215 ▲2.02%
NAFTA 104.60 ▲1.67%
ARI 4,641 ▲1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -0.75% ETH $2,059 ▼ -0.37% XRP $1.3171 ▼ -1.83% SOL $81.0400 ▼ -3.71%
S&P 500 6,440 ▲1.52 % DOW 45,729 ▲1.13 % NASDAQ 21,215 ▲2.02 % NAFTA 104.60 ▲1.67 % ARI 4,641 ▲1.83 % S&P 500 6,440 ▲1.52 % DOW 45,729 ▲1.13 % NASDAQ 21,215 ▲2.02 % NAFTA 104.60 ▲1.67 % ARI 4,641 ▲1.83 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Dyshja Rama-Meta emëroi shef komisariati të Tropojës xhelatin e diktaturës

nokaPartia Demokratike ka vijuar edhe sot denoncimin e emërimeve të personave të inkriminuar në administratë. Në një konferencë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat, Flamur Noka ka akuzuar dyshen Rama-Meta se ka emëruar në krye të policisë së Tropojës Rifat Çokun që në kohën e diktaurës ka sëhrbyer si komisar në zonën kufitare dhe ka marrë pjesë në pushkatimin e një të riu që kishte tentuar të kalonte kufirin.

Deklarata e plotë e PD

Rifat Çoku është emëruar shef Komisariati në Malësinë e Madhe ndërsa qeveria është përpjekur që këtë emërim ta kalojë në heshtje.

Rifat Çoku ka shërbyer si Komisar në zonën kufitare gjatë kohës së diktaturës komuniste dhe në datën 2 tetor të vitit 1986, ai ka qënë pjesëmarrës në pushkatimin e të riut Sokol Veshti, të cilin e kishin ndaluar fillimisht në tentativën për të kaluar kufirin e më pas e ekzekutuan barbarisht.

Në vitin 1996, Rifat Çoku u denua me burg per krimin e genocidit nga Gjykata e Shkodrës, por pas trazirave te vitit 1997 doli shpejt nga burgu.

Sot, Rifat Çoku ka rilindur nga oligarkia në pushtet, e cila komisarin e terrorit dhe vrasjeve e ka emëruar Shef Komisariati në Malësinë e madhe.

Ky emërim tregon më së miri inkriminimin e përditshëm të policisë dhe shtetit , teksa sigurinë publike të qytetarëve të Malësisë së Madhe do e ketë në dorë një xhelat i diktaturës me bekimin e Ramës dhe Metës.

Ky akt shpjegon më së miri se dyshja Rama Meta qëndron  pas vandalizimit të  monumentit kundër dhunës së diktaturës komuniste në qendër të Tiranës, dhe prapa çdo akti tjetër që  frymëzon  e frymëzohet nga e kaluara e gjakatare e diktaturës komuniste në Shqipëri .

Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt kriminal  dhe e cilëson si një përdhosje ndaj mbarë shoqërisë shqiptare dhe vlerave të saj të arritura në këto 23 vite. Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të shoqërisë, ish të përndjekurve politikë, por edhe elitës intelektuale në vend, të reagojnë ndaj këtij akti monstruoz të dyshes Rama Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.