☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.93 ▲0.4%
ARI 4,148 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,858 ▼ -1.05% ETH $2,403 ▼ -1.14% XRP $1.3048 ▼ -0.59% SOL $104.7600 ▼ -0.91%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.93 ▲0.4 % ARI 4,148 ▼0.3 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.93 ▲0.4 % ARI 4,148 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

“PD e uzurpuar nga klani familjar”, Balliu: Me Salianjin në garë, Berisha do të humbte zgjedhjet për kreun e par

Juristja Alesia Balliu, e cila u përjashtua nga gara për kreun e PD-së, është shprehur se Sali Berisha dhe klani i tij familjar kanë uzurpuar këtë forcë politike.

Komentet Balliu i bëri në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se lidhur me paligjshmërinë në garën për kreun e PD-së, ajo u kishte dërguar e-maile gjithë kancelarive perëndimore dhe se do të kishte edhe takime me përfaqësues të BE-së.

“Padyshim që vetëm emrin ka demokratike, pasi qëllimi paska qenë sundimi i një personi të vetëm, që është padiskutim uzurpimi i PD-së nga Berisha dhe klani i tij familjar. Padiskutim që nuk është garë, unë e kam denoncuar dhe i kam çuar E-maile gjithë kancelarive perëndimore dhe shumë shpejtë do të kem takim me përfaqësues të BE-së, të cilët Berisha nuk i takon dot”, tha mes të tjerash Balliu.

Më tej Balliu teksa i cilësoi zgjedhjet e 23 majit për kreun e PD-së si një farsë dhe jo garë reale, shtoi se një pretendent për kryetar partie nuk mund të zgjedhë kundërshtarët që do të ketë përballë.

Balliu deklaroi gjithashtu se Berisha nuk do të fitonte dot në zgjedhjet për kreun e PD-së, nëse ajo dhe ish-deputeti Ervin Salianji do të ishin në garë.

“Padiskutim që kjo është nja farsë, nuk mund të jetë garë. Në një garë, një pretendent për kryetar partie nuk mund të zgjedhë edhe kundërshtarët që do të ketë përballë. Për këto arsye dhe të tjera, Berisha e di qartë që nuk fiton dot po të isha unë dhe Salianji në garë. Sot Berishën të gjithë individët që e ndjekin, e ndjekin nga detyrimi, jo nga bindja se do i sjellë në pushtet”, vijoi më tej Balliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.