☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.15%
DOW 46,755 ▲0.89%
NASDAQ 21,947 ▲1.65%
NAFTA 99.21 ▼2.14%
ARI 4,807 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,318 ▲ +1.01% ETH $2,138 ▲ +2.03% XRP $1.3520 ▲ +1.66% SOL $84.5800 ▲ +2.71%
S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 % S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

PD humb 69 kandidatë për deputetë/ Kolegji Zgjedhor i jep të drejtë PS, i shkurton listën e kandidatëve PD

Partia Demokratike humbi betejën e parë ligjore për zgjedhjet e  25 Prillit. Kolegji Zgjedhor pranoi ankimimin  e socialistëve duke i lënë në garë opozitës  vetëm 153 kandidatë nga 222 që kishte miratuar Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Vendimi 4 me 1 i trupës i gjyqtarëve  u komentua vetëm nga socialistët.

Eridian Salianji: Vendimi i sotëm nuk ishte një vendim me të cilin humbi PD apo fitoi PS , vendimi i Kolegjit Zgjedhor solli procesin në rregullshmërinë ligjore, pra të gjitha janë në pozita të barabarta për procesin zgjedhor për datën 25 prill. Besoj në ditët në vijim do diskutojmë dhe për fletën e votimit.

Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike shmangen gazetarët pas vendimit, por më herët në sallë argumentuan se ajo që do cënohej nëqoftëse i skualifikoheshin  69 kadindatë nga gara do ishte pozita.

Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD: Kemi paraqitur një koalicion me 13 subjekte zgjedhore. Të gjitha këto subjekte s’mund t’ju kushtëzohet e drejta te garojnë në cdo zonë zgjedhore të paktën me një kandidaturë.

Vendimi i gjykatës zgjedhore i hap rruge miratimit të fletës së votimit për të cilën palët ndahen sërish. Socialistët mbrojnë variantin me numra, ndërkohë opozita preferon që kandidatët të evidentohen me emra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.