Politika

PD : Kokëdhima po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos

Partia Demokratike akuzoi deputetin socialist, Koço Kokëdhima se po kërkon të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa përmes një deklarate për mediat tha të dielën se “Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse ministria e kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”.

Sipas saj, “pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse ministria e kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”.

Zhupa u shpreh se në mbarë vendin qytetarët janë të revoltuar për korrupsionin, hajdutërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Qytetarët, vijoi Zhupa, e dinë dhe e shohin atë çfarë po ndodh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button