Politika

PD: Korrupsion në rrugën Lin-Pogradec, 9.5 mln dollarë për 950 m rrugë

Partia Demokratike denoncoi atë që e quajti korrupsion galopant në segmentin rrugor që lidh Linin me Pogradecin.

Në një dalje për mediat, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma tha se janë dhënë 9.5 milionë dollarë nga qeveria pa garë një kompanie për shtrimin e 950 metrave rrugë.

“Mbi 9 milionë e gjysëm dollarë, ose 9 miliardë e 720 milionë lekë i ka dhënë Edi Rama një firme ndërtuese për të bërë më pak se një kilometër, saktësisht 950 metra rrugë në Lin të Pogradecit. Nuk është një shaka e 1 prillit, por kjo është në praktikë marrëveshja e 1 prillit. Një shifër rekord abuzimi dhe korrupsioni”, tha Duma.

Sipas opozitës, tenderi ka edhe paligjshmëri të tjera, si fakti që mungon mbikëqyrësi i punimeve, kërkesë kjo e ligjit.

Duma thotë se nuk ka patur garë dhe se kontrata e lidhur më 2 shkurt është bërë për të favorizuar një kompani, që ka marrë 99 përqind të fondit limit.

“Kjo është pra oligarkia në veprim, ku 9 milionë e gjysëm dollarë jepen pa garë, me fitues të përcaktuar, për vetëm 950 metra rrugë. Ky është korrupsioni galopant dhe alarmant i Edi Ramës me paratë e shqiptarëve. Kjo është hajdutëria e al-kaponeve në pushtet”, mbylli deklaratën Grida Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button