Politika

PD: Operacioni nga prokuroria italiane, Tahiri kërkon të marrë meritat

Sekretari për rendin dhe sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratës së bërë më herët gjatë ditës nga Policia e Shtetit, për një aksion ndërkombëtar antidrogë, duke e quajtur atë një përpjekje të dështuar të ministrit të Brendshëm për të përmirësuar, siç tha ai, imazhin negativ që ka krijuar tek partnerët ndërkombëtarë.

“U krekosën sot para mediave të besuarit e Tahirit, për një aksion anti-drogë të drejtuar nga Prokuroria e Milanos, në një përpjekje për të marrë merita në kohën kur ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e tij kanë imazhin më të keq në Europë, pasi janë përfshirë në krime e trafik droge”, ka deklaruar Alibeaj.

Sipas tij, në këto kushte natyrshëm lind pyetja: Po kur u bë aksioni ndërkombëtar për Eskobarin e Ballkanit, ku ishte përfshirë dhe DEA amerikane, pse nuk dolën besnikët e Tahirit?.

“Thjesht sepse ishin përjashtuar! Sepse partnerët i dinë lidhjet që kanë me Balilin, ndaj i lanë jashtë. Edhe pse e kërkonte gjysma e policive të Europës, Balili arriti të arratisej nën hundën e Çakove dhe Çipave të Tahirit”, ka thënë Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button